Lajme

“Ndaleni Luftën, Mbrojeni Ukrainën“ – Kosova solidarizohet me popullin ukrainas


Fotografia nga protesta e qytetarëve kundër invazionit rus në Ukrainë

“Ndaleni Luftën, Mbrojeni Ukrainën” “Shtëpia duhet të jetë një vend i sigurt” “Ne jemi me Ukrainën”, ishin disa prej mesazheve që mbanin në duar, një grup qytetarësh që kanë protestuar të premten pranë Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, pas invazitonit rus në Ukrainë.

Marigona Shabiu, nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovës, e cila është njëra ndër organizatorët e kësaj proteste, ka thënë se kërkesa e protestuesve është që shteti rus t’i ndal të gjitha aksionet pushtuese ndaj shtetit të Ukrainës.

“Gjithashtu kërkojmë që Rusia të tërheq të gjithë trupat e saj nga territori i Ukrainës. Ne bëjmë thirrje që kjo luftë e nisur të ndalojë menjëherë dhe të gjitha shtetet të përkushtohen dhe të punojnë seriozisht drejt krijimit të paqes dhe ruajtjes së stabilitetit në Ukrainë”.

Sipas saj lufta asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje.

“Ne po solidarizohemi dhe po bashkëndjejm me popullin e Ukrainës”.

Marigona Shabiu

Ndryshe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 64-të ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigje për pushtimin në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore