
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçe, stilisti francez i modës – Thierry Mugler.
Lajmin për vdekjen e disenjatorit të famshëm e kanë bërë të ditur vetë familjarët e tij, përmes një postimi në llogarinë e tashmë të ndjerit, Mugler.

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, kishin shkruar ata në postim.
Ndërkohë, vdekja e stilistit duket t’i ketë pikëlluar edhe figurat publike – këto të fundit shprehen ngushëllimet e tyre.
Mes të parëve që ngushëlluan familjen, Mugler, ishte modelja, Bella Hadid – “Jo, jo, jo”, ka shkruar Bella, bashkangjitur me një emoji të trishtuar.

Reagim për vdekjen e disenjatorit francez ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

“Faleminderit për gjithë kënaqësinë që na sollët përmes krijimeve tuaja. Më duhej të përfaqësoja në prova sot në çdo mënyrë që të mundja. Pusho në paqe Thierry Mugler”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve ku është paraqitur me veshje të stiluar nga tashmë i ndjeri, Thierry.
Gjithsesi, Thierry Mugler ishte i njohur për dizajnet karakteristike me shpatulla të gjera, të frymëzuara nga stili i viteve 1940 dhe 1950.
Veshjet e Mugler-it janë veshur nga yje ndërkombëtarë, duke përfshirë ikonën, David Bowie dhe këngëtaren Lady Gaga.
Por, Mugler, krijoi veshje skenike edhe për artistët më komercialë, përfshirë këngëtaren, Beyonce.
Në vitin 2019 dizenjoi “fustanin e lagur” që u konsiderua ndër më të bukurit të Kim Kardashian për “Met Gala”.

Së fundmi, ai u përfol shumë edhe për krijimin e dy llojeve të parfumeve, të cilat u pëlqyen shumë nga të gjithë.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Autonomia, “frymëmarrje” për spitalet në Shqipëri – E shpjegon Flutura Beqo për Albanian Post
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?