Pajisje

“ND Group” i Familjes Destani prezanton “Eko-veturën” – në përurim merr pjesë edhe Neymar


Nazif Destani dhe Neymar

“Eko-vetura” është automjeti që u krijua duke përdorur të gjitha shkallët e lirisë në një makinë të thjeshtë elektrike.

Kjo makinë e cila ofron hapësirë komode për pasagjerët dhe mundëson një shërbim ekonomik sipas kërkesës në funksionimin e automjetit, është e krijuar në mënyrë që t’i përshtatet të gjitha kushteve territoriale.

E promovuar nga lojëtari i njohur Neymar, tashmë lider i klubit futbollistik PSG, ky produkt është rezultat i shumë viteve punë dhe vjen si një projekt që ka për synim përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Makina është e prodhuar nga Next e.Go Mobile SE me seli ne Aachen të Gjermanisë”, ka shpjeguar Lumri Bexheti, shef ekzekutiv i të gjitha projekteve të ND Group

Veç Teslas, vetura Vetura e.Go është e vetmja që ka licencë për prodhim të tillë, tregon Bexheti.

Blerim Destani dhe Neymar

Kjo makinë ka një arkitekturë të projektuar për qëllime jo të dëmshme, thënë ndryshe veturë pa karburant, por me bateri.

ND Group, themeluar në vitin 2008, nga Nazif Destani, është një kompani ndërkombëtare private me bazë në Holandë me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara.

Familja Destani është e famshme mes shqiptarësh. Por, më shumë sesa për biznesin, njihen për artin. Prandaj, shpesh artistit Blerim Destani, ja kanë mveshur edhe rolin e biznesmenit. Por, s’është kështu.

Nazif Destani

Nazif Destani është pronar i ND Group, vëllai i Blerimit.

Ai është kryesisht biznesmen fjalëpakë e i heshtur. Për publikun, ndryshe nga vëllai, pothuajse i pavërjetshëm.
Në biznes i pari, por në publik vetëm “vëllai i Blerimit”.

Gjithsesi, Nazifi s’e nisi gjithçka nga hiçi. Tani krenohet shumë me babanë Lazimin, që vepron qysh nga para lufta në Kosovë dhe Maqedoni.

Përveç kësaj Lazimi njihet edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Si biznes primar dikur, kishte agjencitë turistike.

Sot, shtrirja është tejet e madhe, mbase edhe përtej vizionit të Lazimit dikur. Aq e madhe, si kjo e mbrëmjes të së enjtes, kur edhe mega-yje futbolli përqafojnë brendet e Destanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore