Përballje

NBA/ Miami Heat barazon serinë e ndeshjeve finale ndaj Denver Nuggets


Miami Heat ka shënuar fitore dramatike me rezultat të ngushtë 108:111 në udhëtim te Denver Nuggets, në ndeshjen e dytë të finales së madhe të NBA.

Ereku i parë ishte i baraspeshuar, i cili përfundoi me rezultat 23:26 në favor të Heat.

Nuggets u rikthyen në çerekun e dytë duke e fituar me shifrat 34:25, për rezultatin e pjesës së parë, 57:51.

Perioda e tretë iu takoi vendasve me shifrat 26:24, ndërsa ajo e fundit iu takoi mysafirëve me rezultat 25:36, që ishte edhe vendimtar për fitoren e tyre.

(Photo by Garrett Ellwood/NBAE via Getty Images)

Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Nicola Jokic i Dennver, që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Jimmy Butler dhe Bam Adebayo që shtuan nga 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Heat.

Seria e ndeshjeve fianle tani barazohet në 1:1 dhe ndeshja e radhës do të zhvillohet në “Kasey Center” të Miamit në orët e para të mëngjesit të së enjtes 02:30 (me kohën tonë lokale).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore