Përballje

NBA/ 76ers afër kalimit në çerekfinale, kampionët mposhten nga Chicago Bulls


Philadelphia 76ers vs Toronto Raptors

Liga amerikane e basketbollit, NBA, ka hyrë në fazën më të nxehtë (play-off), ku po zhvillohen ndeshje mjaft interesante.

Philadelphia 76ers është duke kaluar në formë shumë të mirë, të cilët janë vetëm një fitore larg kualifikimit në çerekfinale.

76ers morën fitoren e tretë radhazi ndaj Toronto Raptors, ku këtë herë i mposhtën në shtëpi me rezultat 101:104.

Joel Embiid ishte më i dalluari te mysafirët, i cili shënoi 33 pikë e 13 asistime, derisa te Raptors u dalluan Ogugua Anunoby me 26 pikë dhe Gary Trent me 25 sosh.

Milwaukee Bucks vs Chicago Bulls

Ndërkohë, kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks, janë ndalur në ndeshjen e dytë nga Chicago Bulls, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 110:114.

DeMar DeRozan ishte njeriu i mbrëmjes në këtë ndeshje, i cili realizoi 41 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe qendra malazeze Vucevic me 24 pikë e 13 e kërcime.

Kurse te Bucks u dallua si zakonisht ylli i tyre, Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 19 kërcime e nëntë asistime.

Boston Celtics vs Brooklyn Nets

Ndërkaq, në rrugë të mirë drejt çerekfinales, janë duke shkuar edhe Boston Celtics, të cilët mposhtën Brooklyn Nets me rezultat 114:107, kështu duke e çuar rezultatin e ndeshjeve në 2:0.

Kevin Durant me 27 pikë dhe Bruce Brown me 23, ishin më të dalluarit te skuadra mysafire, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërsa te Celtics më efikasi ishte Jaylen Brown me 22 pikë, si dhe Jayson Tatum shtoi 19 të tjera në këtë triumf.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore