NATO s’mund të jetë ombrella për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme – Komandati i KFOR kritikon Kurtin
“NATO-ja nuk mundet të jetë ombrella për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme”.
Kështu i është referuar vendimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me nxitjen e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore, për t’u futur në objektet institucionale, komandanti italian i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
Gjatë një rrëfimi të bërë në gazetën italiane “Corriere della Sera”, gjenerali Ristuccia shpjegon edhe gjithçka ndodhi në veri të Kosovës gjatë javës së fundit.
Ai ka shpjeguar për më tepër dilemën midis legjitimitetit të veprimit të Qeverisë kosovare, dhe asaj çfarë duhej bërë në realitet.
“Ju lutem, mos të shtiremi më sikur kjo është një situatë normale”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarit italian, Marco Imarisio. “Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira”.
Madje, më tej, gjenerali shpjegon se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe mbi të gjitha se është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë.
“Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh. Kur më fliste, kryeministri Kurti ishte gjithmonë dakord me këtë qasje”, i tregon ai gazetarit, i cili e pyet nëse sot tashmë, situata nuk është më e njëjtë dhe nëse Kurti nuk i ka ndjekur më këshillat e tija.
“Pyeteni atë vetë”, ia kthen Ristuccia shkurtimisht përgjigjen.
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune