
Tre-ditëshi i NATO-s merr hov zyrtarisht sot, në një samit të vendeve anëtare, i cili jo vetëm që pritet të ketë diskutime mbi çështjet më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike, por edhe vendimmarrje me rëndësi të lartë për rajonin e më gjerë.
Lufta Ukrainë-Rusi, zgjerimi i NATO-s me Suedinë e Finlandën apo koncepti i ri strategjik i aleancës, do të marrin zërin kryesor.
Ashtu si zë kryesor, mund të marrë edhe një vendim me rëndësi për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, siç zbuloi Albanian Post të dielën e 26 qershorit.
Në terma të gjerë, ajo çfarë do të nënvizohet më së shumti, është nevoja që Ukraina ka për ndihmë, qoftë financiarisht, qoftë ushtarakisht.
Mbështetja e një koncepti strategjik të mbështetjes së Kievit, pritet të hidhet në tryezën e diskutimeve që ditën e parë të samitit në Madrid.
Po ashtu, një diskutim i mundshëm që pritet, është edhe ai sfidës që paraqet rritja e Kinës në sferën e ndikimit global, ku sigurisht përfshihet edhe rajoni i Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor.
Për mbrojtjen e territorit në vendet anëtare, NATO ka në gatishmëri 40 mijë trupa, me ndiha të shtuara nga ajri apo deti.
Grupet e betejës në detin Baltik dhe në atë të Zi janë dyfishuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë, për t’i paraprirë përshkallëzimeve të mundshme.
Pjesë e misioneve, janë edhe trupat shqiptare, si pjesë integrale e NATO-s.
Finlanda dhe Suedia nuk do të gjejnë menjëherë një derë të hapur në Samit, por pritet që diskutimet të bëhen më konkrete e reale me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga dy shtetet nordike në samit.
Sfida e vërtetë, do të jetë bindja e Turqisë për të pranuar këtë zhvillim, për shkak të një mosdakordësie që Ankaraja ka pasur, mbi të gjitha për Suedinë, nën akuzën se kjo e fundit ka mbështetur grupimin e shpallur terrorist në Turqi, PKK.
Po një çështje tjetër e Ankarasë, ajo me Greqinë për integritetin territorial dhe pretendimet e secilës palë mbi Qipron, pritet të trajtohen në samit.
Me interes pritet zëri aktiv i Shqipëri në këtë periudhë tre-ditore, duke qenë se vendi aktualisht mban edhe presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin qershor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes