Shqipëria

NATO është në kohezionin më të fortë historik, thotë Xhaçka nga Samiti


Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, mendon se kohezioni i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO, është më e forta në historinë dekadente të grupimit, i cili numëron tashmë 30 vende.

Prej Samitit, ajo ka shpërndarë edhe disa fotografi në Twitter, bashkëngjitur me një mesazh të shkurtër për deklaratën e përbashkët të publikuar, ku kërkohet nga Rusia shuarja e menjëhershme e luftës dhe hapja e korridoreve humanitare.

“Angazhim shumë konkret i aleancës, për të siguruar sigurinë e vendeve anëtare dhe ndihmë për Ukrainën”, shkruan Xhaçka. “Kohezioni i sotëm, është më i fortë se kurrë më parë, për të përballuar agresionin rus”, e përmbyll ajo postimin e shkurtër.

Nga ana tjetër, jo vetëm Moska, por edhe Minsku, janë mbajtur përgjegjës për sulmin ndaj Ukrainës. Teksa, për sigurinë e aleatëve, janë vënë në gatishmëri 40 mijë trupa, në vendet e Evropës Lindore, të cilat edhe kufizohen me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore