
NASA ka zgjedhur kompaninë e Elon Musk, SpaceX, për të ndërtuar anijen kozmike që do të zbresë në sipërfaqen e Hënës.
Brenda kësaj dekade, programi pritet të rikthejë në satelitin natyror të Tokës, banorët e planetit blu.
Një tjetër pritshmëri, është ajo e të çuarit në Hënë njeriun e parë me ngjyrë. Mësohet se projekti hënor do të jetë i lidhur me atë marsian – anija Starship do të përdoret për të dy misionet. Kjo e fundit, po testohet në një bazë në Texas.
SpaceX ka qenë deri tani në garë me kompaninë e Jeff Bezos-it, Blue Origin dhe kompaninë Dynetics. Vlera e kontratës që Musk fiton me këtë lëvizje, është 2.89 miliardë dollarë.
Tashmë pritet misioni i parë me njerëz në bord drejt Hënës, për shekullin e ri. Gratë pritet gjithashtu të jenë pjesë e misioneve, në kuadër të barazisë gjinore që duhet arritur.
Ambicia është që udhëtimi të arrihet në vitin 2024, por ende nuk janë bërë të ditura detaje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Pacolli për vrasjen e Liridona Ademajt: Disa njerëz të pa skrupull po përpiqen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha