Përballje

Napoli rikthehet te fitorja, rrëmben përkohësisht vendin e dytë në tabelë


Napoli është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur në udhëtim Veronën me rezultat 1:2, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 29-të në Serie A.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 14-të, ishte Victor Osimhen që kaloi napolitanët në epërsi, pas një asistimi të marrë nga Matteo Politano.

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira për të dyja skuadrat, por ato shkuan në pushim me epërsi minimale të mysafirëve.

Osimhen ishte përsëri protagonist, ku në minutën e 72-të realizoi për epërsinë e dyfishtë të Napolit, i cili u asistua nga Giovanni Di Lorenzo.

Verona u shfaq e rrezikshme në vazhdim dhe arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 77-të me golin e realizuar nga Davide Faraoni.

Por, dalja me të kuq Federico Ceccherini-it, ia vështirësoi punët vendasve, të cilët nuk arritën të bëjnë më shumë.

Me këtë fitore, skuadra e Napolit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, tri më pak se Milan-i i vendit të parë dhe dy më shumë se Inter-i, por skuadra e Inter-it ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore