Shqipëria

Nano vizitë në SHBA: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.

Nano udhëtoi në Washington DC, me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Washington DC, ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, znj. Floreta Faber.

Ai është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Qëllimi i takimeve, që po zhvillon Nano me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane, synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore