Shqipëria

Nano takohet me presidentin e ri të INTERPOL-it, “vijon bashkëpunimi mes dy institucioneve”


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në takimin e zhvilluar me presidentin e ri të INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al-Raisi, ka shprehur vijimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin akoma më tej të marrëdhënieve mes Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori Nano tha se “fokusi ynë” është në drejtim të zbatimit të ligjit.

Gjithashtu shpreh angazhimin e tij “maksimal” në bashkëpunimin “e ngushtë” me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Ndërsa presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Drejtor Nanon, për “filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit”.

Si dhe për angazhimin e tij personal “për të punuar bashkërisht”, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në datat 22-25 nëntor, në Stamboll, u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, Sesioni i 89 i saj.

Pjesëmarrës ishte dhe delegacioni i Policisë shqiptare, kryesuar nga Gledis Nano.

Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi Presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore