Sport

Nagelsmann nuk do të emërohet trajner i Chelsea-t apo Tottenham-it, tjetër klub i madh pritet ta marrë atë


Chelsea dhe Tottenham ishin dy ekipet pretendente për ta marrë në ekip trajnerin e njohur gjerman, Julian Nagelsmann.

Megjithatë, një lajm i fundit që po qarkullon në media, ka bërë të ditur se Nagelsmann do t’i refuzojë dyja ofertat në rast se vijnë në drejtim të tij.

Bëhet e ditur se gjigandi francez, Paris Saint-Germain e ka kontaktuar trajnerin gjerman për ta marrë drejtimin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Gazetari Abdellah Boulma raporton tani se trajneri aktuali i PSG-së, Christophe Galtier, “nuk do të jetë më” trajner në klub sezonin e ardhshëm.

Sipas Boulma, PSG ka “bërë kontaktin e parë” me Nagelsmann me shpresën që ai të zëvendësojë Galtier në verë.

Galtier u vu nën presion në rritje pasi PSG u eliminua nga Bayern Munich në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Pra, si për ironi të fatit, u eliminua pikërisht nga gjermanët që u udhëhoqën nga Nagelsmann.

Në anën tjetër, flitej se Chelsea shihej top favorit për të marrë shërbimet e trajnerit 35-vjeçar, pas shkarkimit të Grahm Potter të dielën e kaluar.

Gjithashtu edhe Tottenham-i shihej favorit pasi shkakruan Antonio Conte-n.

Por, duket se Nagelsmann do të pushojë deri në fund të sezonit, pastaj në vitin tjetër të marrë drejtimin e kampionëve të Francës.

Kujtojmë që gjermani ishte një “shkarkim surprizë” nga Bayern Munich, vendin e të cilit e mori ish-trajneri i Chelsea-t dhe Dortmund-it, Thomas Tuchel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore