Sport

Nagelsmann mori 450 kërcënime me vdekje pas humbjes së Bayern Munich kundër Villareal-it


Julian Nagelsmann është përballur me kritika të rënda pas eliminimit të Bayern Munich-ut nga Villarreal në Champions League.

Megjithatë, disa nga kritikat kanë kaluar në krye, me trajnerin gjerman që zbuloi se ai ka marrë rreth 450 kërcënime me vdekje që nga ndeshja e dytë e së martës mbrëma në Allianz Arena.

“Jam i vetëdijshëm se duhet të pranoj kritika nga kudo”, tha Nagelsmann.

“Është normale, është pjesë e punës. Për shembull, kritikat e ish-drejtorit ekzekutiv të Bayern, Karl-Heinz Rummenigge janë diçka me të cilën mund të jetoj. Por nuk mund ta bëj këtë me 450 kërcënimet me vdekje”.

“Marr kërcënime me vdekje pas çdo ndeshje, nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbim. E lexoj rreshtin e parë dhe e fshij. Ndonjëherë përfshijnë edhe nënën time, që më duket e tepruar. Kërcënimet janë më shumë kur ne luajmë me tre mbrojtësa”.

“Kur je eliminuar në dy nga tre gara, është e natyrshme që të kritikohet trajneri, e pranoj dhe vazhdoj të punoj”.

“Ne kemi një skuadër që ka luajtur së bashku për një kohë të gjatë. Nga njëra anë, kjo është mirë sepse lojtarët e njohin njëri-tjetrin, por kur je i suksesshëm për një kohë të gjatë, vjen një kohë kur të duhet gjak i ri”.

Sipas Nagelsmann, objektivi i Bayern Munich është të fitojë dy ndeshjet e ardhshme, të cilat do t’i shohin ata të sigurojnë titullin e tyre të 10-të radhazi në Bundesligë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore