Ndarja e periudhës së një viti shkollorë në Kosovë, më nuk do të zhvillohet në tri perioda të ndara.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se viti shkollor do të ndahet në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë), për, siç tha ajo, vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve.
Ky ndryshim, sipas ministres ka ardhur si kërkesë e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.
“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është inicuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Nagavci tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.
“Ky Udhëzim Administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës është në diskutim publik deri më 23 qershor 2022, prandaj ftoj të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë edhe gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që këtë dokument të rëndësishëm ta kemi sa më cilësor”, ka shtuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani me homologun kroat: Dialog intensiv politik mes dy qeverive, mirënjohës për mbështetjen
-
Kurti u përfshi në fushata njollosëse për ta minuar besimin ndaj mediave, thotë raporti i DASH-it
-
Favorizoi djalin e Tom Doshit – Reagon Policia pas pezullimit të shefit të qarkullimit rrugor në Lezhë
-
Tre orë debate te Komisioni i Shëndetësisë, mazhoranca refuzon kalimin e kërkesave për informacion
Lajmet kryesore
-
Rama reagon për dokumentarin e Rai 3: Emision me shpifje, u skandalizova nga qasja kriminale
-
DASH zbardh raportin e plotë për Shqipërinë – S’ka progres domethënës, probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit
-
Hasani me homologun kroat: Dialog intensiv politik mes dy qeverive, mirënjohës për mbështetjen
-
Lajçak: Në takimin e fundit u ngushtua diferenca për dinarin – pres propozime shumë konkrete në takimin e radhës