Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, në Kuvend të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga subjektet opozitare për pandeminë, ka folur për situatën me COVID-19 në arsimin para-universitar, ku ka thënë se aktualisht janë 6 mijë e 684 nxënës të infektuar.
Ajo ka thënë se tërë kohën MASHTI ka punuar që të ketë menaxhim të pandemisë, ndërsa aktualisht ka theksuar se ka shkolla të cilat mësimin janë duke e zhvilluar online, por ka edhe shkolla të tjera që mësimin janë duke e zhvilluar fizikisht.
“Për më shumë në ministri i pranojmë raportet ditore për situatën, në bazë të raportit të ditës së sotme, nga 775 institucione edukative arsimore, janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C”.
“Ndërsa sa u përket rasteve aktive, 1 mijë e 489 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19, 187 individë janë personel tjetër, si dhe 6 mijë 684 nxënës janë pozitivë dhe janë të izoluar”, ka deklaruar Nagavci.
Ajo ka thënë se në të gjitha shkollat e vendit kanë shpërndarë maska dhe dezinfektues.
6 të vdekur dhe afër 4 mijë të infektuar me COVID-19
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, 3 mijë e 917 persona janë infektuar me COVID-19 dhe janë shënuar 6 raste të vdekjeve.
Kurse numri i të infektuarve vjen nga 15 mijë e 268 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 617 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit