Lajme

Nagavci: Jemi duke punuar në shumë drejtime për avancimin e pozitës së mësimdhënësve


Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në Ditën e Mësuesit ka deklaruar se vazhdojnë ta kenë prioritet përmirësimin e arsimit.

Ajo si udhëheqëse e këtij dikasteri ka theksuar se punën janë duke e bërë në shumë drejtime.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike”.

“Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”, ka shkruar Nagavci.

Ndërsa e ka vlerësuar rolin e mësimdhënësve si tejet relevant për zhvillimin e shoqërisë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”.

“Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”.

Sot mbushen plot 137 vite që nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjtorja e Parë Shqipe.

Në përkujtim të krijimit të saj qeveria shqiptare, në vitin 1960 vendosi që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes sonë kombëtare, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, për të cilën dhanë kontributin e tyre edhe vëllezërit Frashëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore