Kosova

Nagavci e pranon se s’arritën ta përmbushin premtimin për çerdhet


Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se dikasteri të cilën ajo e drejton nuk ka arritur ta përmbush premtimin e dhënë për 160 çerdhe të ndërtuara në të gjithë territorin e Kosovës për brenda një mandati qeverisës.

Këtë mos-realizim të premtimit, megjithatë ajo ua ka faturuar komunave meqë sipas saj “s’ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave”.

“Nëse e krahasojmë numrin e çerdheve të ndërtuara gjatë mandatit tonë, me investime që nga ana e Ministrisë së Arsimit, janë bërë në komuna në ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve, ne jemi dukshëm më mirë sesa deri më tani”, ka thënë ajo në një intervistë për Klan Kosova.

“Por, nëse e krahasojmë me premtimin tonë qe e kemi pasur, si zotim për ndërtimin e çerdheve dhe infrastrukturës së nevojshme, nuk kemi arritur të përmbushim të tërin, për shkak se nuk ka pasur hapësirë dhe bashkëpunim prej komunave. Nuk besoj që gjithmonë është për arsye politike, ato mund të jenë një nga arsyet, edhe janë në raste të caktuara, por jo gjithmonë”, u shpreh Nagavci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore