Nagavci dënon dhunën ndaj 3-vjeçarit: Do të ndërmarrim masa pasi të pranojmë raportin nga Inspektorati i Arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj trevjeçarit në çerdhen publike “Gëzimi ynë”, duke thënë se e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se aktualisht Inspektori i Arsimit është në këtë institucion duke hetuar rastin.
“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor”.
“Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme”.
“Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ajo.
Teksa është shprehur e shqetësuar që ndaj të njëjtit fëmijë është ushtruar dhunë nga dy edukatore, duke e quajtur “fenomen të izoluar”.
“Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”.
Nagavci ka rikujtuar se ministria, komunat dhe në përgjithësi institucionet e kanë obligim të kujdesen e të sigurohen për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.
Një fëmijë i moshës trevjeçare, dyshohet se është rrahur nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Përmes një video të publikuar nga familjari i trevjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.
Trevjeçari rrahet nga tri edukatore në çerdhen publike në Fushë Kosovë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bahreini thotë se 2 ushtarë u vranë në sulmin me dron të Houthi në kufirin saudi-jemen
-
Rumania bllokon pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s, në shenjë hakmarrjeje për veton në Schengen
-
Lista Serbe shpallë 3 ditë zie për terroristët e vrarë në Veri
-
Prokuroria kërkon paraburgim për 3 terroristët e arrestuar në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri