Shqipëria

Nafta në koncesionet e politikës shqiptare të të 30-ave


Në ballinën e të përjavshmes “The Evening Star”, në numrin përmbyllës të muajit shkurt 1925, një hapësirë i është kushtuar edhe revoltës shqiptare, që asokohe konsiderohej si “lufta e naftës”.

Në mbititull shkruhet qartë “ALBANIAN REVOLT LAID TO OIL WAR” (Revolta shqiptare në lidhje me luftën për naftën).

Në nëntitull “English Firm Seen Behind Move to Beat Standard Oil Co” (Pas Lëvizjes për të Mposhtur Standard Oil Co, shihet firma angleze).

Firma anglo-perse (British Petroleum Co.), me lobimin e Ahmed Zogut, gjendej përballë zgjedhjes amerikane të kryeministrit shqiptar Fan Noli, “gjigantit” të familjes Rockefeller, “Standard Oil Co”.

Rrëfimi merr jetë më 28 shkurt, në qytetin e Romës.

Ballina e “The Evening Star”, 28 shkurt 1925

Hiram Moderwell shkruan sesi kompania anglo-perse e Kombeve të Bashkuara drejtoi interesat amerikane nga puset e naftës shqiptare. Nga aty kohë-rrjedh dhe historia e intrigave që arritën kulmin me revolucionin e fundit të Ahmet Zogut.

Revolucioni u ra për shtat shqiptarëve, duke përdorur naftën si shkak. Pushteti i koncesionit të naftës shqiptare kish qenë për katër vite objekt i rivalitetit të hidhur midis kompanive anglo-perse dhe “Standard Oil”.

Shqiptarët, edhe pse dëshironin që të vilnin me kënaqësi Anglinë për arsye politike, e konsideruan ofertën anglo-persiane të papranueshme dhe “Standard-in” mjaft të pëlqyeshëm.

Aspekti përbashkues ishte se qeverisë shqiptare i ishte ofruar përqindje nga shitja e produktit.

Operacion i garantuar

Funksionimi konkret i puseve ishte i garantuar. Ato gjendeshin në një territor me pozitë strategjike nga këndvështrimi i Shqipërisë. Kompania anglo-perse, megjithatë, këmbënguli që të lejohej ta zgjidhte territorin kudo – madje edhe në vendndodhje gjerësisht të shpërndara.

Qeveria shqiptare kundërshtoi premisat e një monopoli virtual, meqenëse kompania anglo-perse mund të shpërndante hapësirat e saj, ndërsa përfshihej e gjithë nafta në të.

Kryeministri Noli këmbënguli që koncesioni t’i jepej ofertuesit më të favorshëm, i cili dukej të ishte “Standard Oil Co”.

Por kur u bë e qartë se ai nuk do t’i jepte koncesionin kompanisë anglo-perse, brenda kushteve të kërkuara, rrotat e politikës ndërkombëtare filluan të lëviznin misteriozisht, nën drejtimin, me sa duket, të Beogradit.

Në fillim të dhjetorit, Momçilo Ninçiç, ministri i Jashtëm i ish-Jugosllavisë, erdhi në Romë, ku bisedoi me kryeministrin italian, Benito Mussolini.

Momçilo Ninçiç

Ai ra gjithashtu në kontakt me Austen Chamberlain, sekretarin e Jashtëm britanik dhe, më pas, shkoi në Paris.

Zogu dhe trupat e tij

Gjatë javës pasuese, Ahmet Bej Zogu (i cili kishte qenë më parë në Beograd dhe ishte aq i varfër sa ishte detyruar të huazonte të holla nga një mik në Romë) u shfaq në kufirin serbo-shqiptar me shumë para, armë dhe disa ushtarë, përfshirë ish-Oficerët e Pyotr Wrangel e internuar në Serbi.

Kryeministri Fan Noli bëri një notë-proteste zyrtare në Romë, Londër, Paris dhe Beograd, por nuk mori asnjë përgjigje, ose në rastin më të mirë përgjigjet qenë të paqarta.

Më tej, ai protestoi në Lidhjen e Kombeve dhe u informua në mirëbesim se liga nuk mund të diskutonte çështjen pa miratimin e Britanisë së Madhe – të cilën ai nuk arriti ta siguronte në kohë për të parandaluar fitoren e Ahmet Zogut.

Njëkohësisht, propaganda serbe përhapi raportin se Fan Noli po furnizohej me para sovjetike, përkundër faktit famëkeq se qeveria shqiptare nuk kishte para të mjaftueshme për të organizuar mbrojtjen e saj në një skenar lufte.

Përfaqësuesi Britanik në Tiranë, asokohe, praktikisht i ndërpreu marrëdhëniet me pretekstin më të vogël që i doli para.

Qeveria e Fan Nolit mbeti pa “miq” dhe e pafinancuar. Artileria e saj ishte e mbingarkuar nga ushtria e mirëpajisur e Zogut. Akti i parë i Zogut, pas marrjes së pushtetit, ishte dhënia e koncesionit Kompanisë anglo-perse në formulimin e saj origjinale.

Veprimi u ratifikua nga një parlament i shkretuar, me 10 deputetë në burg dhe 30 të tjerë në internim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore