Tregjet

Nafta në javën më të mirë në katër muaj


Nafta shënoi fitimin më të madh javor që nga fundi i shtatorit.

Vendimi i Arabisë Saudite për të ulur prodhimin nxiti një rritje në blerjet e naftës.

Nafta arriti në çmimin e 55 dollarëve për fuçi për herë të parë që nga shkurti.

Arabia Saudite në fillim të kësaj jave vendosi për të ulur prodhimin me një milion fuçi në ditë në shkurt dhe në mars. Ulja e prodhimit nga Arabia Saudite befasoi tregjet e naftës.

Vendimi erdhi pas takimit të OPEC+.

Zhvillimet e fundit në tregjet e naftës kanë krijuar pritshmëri për rimëkëmbjen e çmimit të naftës.

Çmimet e naftës arritën nivelin e tyre më të lartë në gati një vit të premten.

Fitimiet u rritën me 8% këtë javë.

Çmimet e naftës mund të pësojnë ndryshime në muajt e ardhshëm nëse kërkesa për karburant mbetet e kufizuar nga pandemia.

Kufizimet mbi udhëtimet dhe aktivitetet e tjera nëpër botë për të përmbajtur një rritje të rasteve COVID-19 po ndikojnë në shitjet e karburanteve, duke dobësuar mundësinë e një rikuperimi të kërkesës për energji në gjysmën e parë të 2021./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore