Tregjet

Nafta 51 dollarë për fuçi


Nafta u tregtua me 51 dollarë për fuçi në Nju Jork.

Një tërheqje paraprake në fund të vitit nga prodhuesit amerikanë të naftës uli shqetësimet në lidhje me furnizimin e tepërt.

Rritja e rasteve të coronavirusit në Evropë detyroi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të hartojë masa të rrepta për Evropën.

SHBA-ja ka raportuar një numër vdekjesh rekord prej 3 mijë 844 personash në ditë nga Covid-19.

Tokio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe Kina izoloi një qytet me 11 milionë njerëz.

Vendimi i Arabisë Saudite për të ulur në mënyrë të njëanshme prodhimin me një milionë fuçi në ditë, në shkurt dhe mars ka çuar çmimin në mbi 50 dollarë për fuçi për herë të parë që nga shkurti.

Arabia Saudite ka rritur çmimet e saj të naftës për SHBA-në dhe Azi-në.

Që nga lajmi i vendimit në lidhje me prodhimit e naftës nga Arabia Saudite, kurba e çmimeve të naftës është rritur./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore