Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në La Liga 2 me skuadrën e tij Granada në barazimin 2-2 ndaj Elche-s.
Elche priti Granada-n në ndeshjen e javës së pestë në La Liga 2, me Uzunin që e nisi duelin nga stoli.
Beratasi u përfshi në lojë në fillimin e pjesës së dytë teksa ndeshja ishte në shifrat 1-0 për vendasit.
Uzuni realizoi golin e barazimit në minutën e 55-të.
Gjatë një goditjeje nga këndi, shoku i skuadrës së Uzunit, Ignasi Miquel devijoi topin për në shtyllën e dytë, aty ku sulmuesi kuqezi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes vendase duke shënuar për 1-1.
Loic Williams realizoi golin e dytë për Granda-n tre minuta më vonë, por në minutën e 65-të Mourad el Ghezouani shënoi golin që do të sillte barazimin 2-2 të ndeshjes.
Pas pesë javëve të para, Granada pozicionohet në vendin e 16-të në La Liga 2 me 5 pikë. Levante, Santander dhe Eibar qëndrojnë në krye me nga 11 pikë secila.
Kujtojmë se në sezonin e fundit të Uzunit me Granada-n në La Liga 2 në 2022-23, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë me 23 gola. Ndërsa, në sezonin e kaluar në elitën e futbollit spanjoll, Uzuni përfundoi me 11 gola.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune