Biznes

MyBank-u në rrugën drejt juanit digjital


MyBank, banka në internet e cila mbështetet nga Ant Group e kompanisë teknologjike Alibaba, është bashkuar me programin pilot të juanit digjital në Kinë.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se ky bashkim vjen në një moment kur Pekini po zgjeron provat të cilat synojnë të nxjerrin monedhën elektronike për përdorim masiv.

MyBank do të jetë pjesë në kërkimin dhe zhvillimin e monedhës elektronike të Kinës. Zëdhënësi i bankës ka deklaruar se planifikojnë të avancojnë rregullimin e përgjithshëm të Bankës Popullore të Kinës (PBOC).

Edhe Tencent Holdings do të jetë pjesë e pilotit digjital të juanit me mbështetjen e WeBank-ut. Mirëpo, as MyBank-u dhe as WeBank-u nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me përfshirjen e tyre.

Sipas Reuters, deri më tani plani i monedhës digjitale të bankës qëndrore të Kinës, ka qenë kryesisht i publikuar nga bankat shtetërore dhe jo në ato me pronësi private.

Sipas një raporti të datës 20 shkurt, China Securities News, identifikon se shërbimet MyBank dhe WeBank, do të jenë pjesë e planit pilot të juanit digjital përmes aplikacionit të PBOC-së.

Të dy huadhënësit të cilët janë në pronësi private, do të kenë të njëjtat kushte elektronike dhe do të jenë të ngjashëm me funksionet e ofruara nga gjashtë huadhënësit e tjerë të cilët janë shtetërorë.

“Kina është një ndër kandidatet kryesore në garën globale për të hedhur në treg monedhat digjitale të bankës qëndrore dhe deri më tani ka zhvilluar prova të brendshme në disa qytete të mëdha duke përfshirë Shenzhen-in, Chengdu-në dhe Hangzhou-në”, shton Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore