Lajme

Maqedoni e Veriut: Shfaqet Mijalkov


Ish-shefi i Policisë Sekrete në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Saso Mijalkov, është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Krimit të Organizuar në Shkup, të martën më 23 shkurt.

Raportohet se para paraqitjes në Prokurori, Mijalkov ka thënë se nuk është arratisur. Ai ka deklaruar se ka qenë i sëmurë dhe ka dyshuar se mos ishte infektuar me Covid-19.

“Për fat të keq dje isha shumë i sëmurë, me temperaturë mbi 40”.

Mijalkov shtoi se ka qenë vetëizoluar, pasi ka dyshuar për simptomat e virusit.

Prandaj ai tha se është paraqitur për të marrë përsipër të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai i kërkoi falje qytetarëve, kryeministrit, Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera lidhur më këtë çështje.

Gjithashtu edhe kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar se Mijalkov është paraqitur në Prokurori.

Kujtojmë se të dielën, më 21 shkurt, Mijalkov nuk u gjend në shtëpi nga autoritet maqedonase. Ata shkuan për t’i dorëzuar vendimin e gjykatës për urdhër arrest me paraburgim shtëpiak.

Prandaj ai ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të RMV-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore