Lajme

MV-NATO: Nënshkruajnë Memorandumin për mbrojtje kibernetike


Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut (MV), Radmilla Shekerinska dhe ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), David van Weel, më 19 shkurt, nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Weel, është njëkohësisht dhe kryetar i bordit për menaxhimin e mbrojtjes kibernetike në NATO.

Memorandumi ka për qëllim përmirësimin dhe avancimin e mbrojtjes kibernitke midis NATO-s dhe MV-së.

Shekerinska, deklaroi se siguria kibernetike është një fushë që duhet marrë seriozisht.

“Memorandumi për bashkëpunim me NATO-n në fushën e mbrojtjes kibernetike, mundëson përgjigje të koordinuar të aleatëve në rast të një sulmi kibernetik dhe është një kontribut serioz në përforcimin e kapaciteteve kombëtare për ballafaqim me sulmet kibernetike, si dhe në përforcimin e rezistencës së Aleancës”.

Weel, theksoi faktin se mbrojtja kibernitke është përparësi për NATO-n dhe aleatët e saj.

“Përforcimi i rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje është kritike, dhe ky Memorandum për bashkëpunim në mbrojtjen kibernetike që e nënshkruam me Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm në atë drejtim”.

Memorandumi për mirëkuptim do të lehtësojë shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet kibernetike dhe praktikat më të mira në parandalimin e incidenteve kibernetike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore