Një frymë “plotësisht të re” në muzikën e kultivuar shqiptare ka sjellë kompozitori Aulon Naçi me krijimet e tij.
Kjo ishte e veçanta që u vu re së fundmi në shtatë prej veprave të tij, premierë në Itali, ku u mirëpriten nga publiku profesionist.
Veçantia e koncertit “Këngë toke dhe deti” për instrumentistët qëndron te lidhja mes tyre, si dhe dedikimi i veprave enkas për to.
Sopranoja kosovare njihet për interpretimin e këngëve shqiptare në skena të ndryshme të botës, por kur “këndova në arbërisht”, thotë ajo, “përjetova emocion të veçantë”.
Pianistja Ardita Bufaj është shprehur entuziaste për rikthimin te rrënjët e saj, pasi pritet që i njëjti koncert do të luhet në Vlorë, në vendlindjen e saj dhe të kompozitorit Naçi.
Koncerti “Këngë toke dhe deti” do të mbahet mbrëmjen e së premtes në Kuzum Baba.
Kompozitori Aulon Naçi është vlerësuar me çmimin e parë për veprën orkestrale më të mirë shqiptare në takimin mbarëkombëtar të orkestrave.
Aulon Naçi tashmë është profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe kujton me dashuri dhe mirënjohje vitet e studimit të tij në Friuli në Konservatorin Tomadini të Udine me maestro Renato Miani.
Këto kompozime, në veçanti “Simfonia” nga tekstet e Menon dhe “Supplica a mia madre” nga Pasolini janë tashmë në repertor në internet dhe bashkë me kompozimet e profesor Aulonit që janë frymëzuar nga sugjerimet artistike dhe peizazhore të vendit të Shqiponjave, që Naçi i promovon në mënyrë aktive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
Ndihmëssekretari i NATO-s kritikon Kosovën për “hapa të njëanshëm” në Veri, Serbisë i kërkon t’i mbajë përgjegjës autorët e sulmit të Banjës