
Muzeun Historik Kombëtar priti dy klasa me nxënës së shkollës 9-vjeçare “Protagonistët” për të mësuar si të zbulojnë objektet e lashtësisë.
Arkeologu i vogël” është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç dhe përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.
Fëmijët bënë një guidë në pavijonin e lashtësisë. Më pas vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga arkeologjia.
Fëmijët u argëtuan edhe me lojrat me tituj “Lidh pikat, zbulo objektin muzeor” dhe “Lidh me shigjetë objektin muzeor me emrin e saktë”.
Nëpërmjet këtyre lojrave, fëmijët u njohën me koleksionet e Muzeut Historik Kombëtar si dhe me trashëgiminë e shqiptarëve.
Qëllimi i aktiviteteve edukative të ofruara nga Muzeu Historik Kombëtar është që, fëmijë të moshave të ndryshme të vizitojnë
muzeun dhe të njihen nga afër me historinë dhe trashëgiminë e vendit tonë.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti në konferencë me Stoltenberg: Mos ta humbasim kompasin moral – njëra anë është demokratike, tjetra strukturë kriminale
-
Qëndroi 7 vite në kampin Al-Hol, Floresha Rasha pranon bashkëpunimin me SPAK-un
-
Evropa me plan emergjent për kursimin e energjisë, 1 gradë Celsius kursen 7% energji
-
Konfirmohet kallëzimi penal kundër Martin Berishajt, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë