Kosova

Musliu e Konjufca “kapen” për nepotizëm


Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

“A ka qenë pranimi i motrës tënde profesional?”, ka pyetur Glauk Konjufca në cilësinë e deputetit, kolegen e tij nga opozita Ganimete Musliun, kur u fol për punësimet familjare në institucionet publike, në seancën ku po diskutohej 100 ditëshi i qeverisjes së Albin Kurtit.

“Nëse mendon se motra jote është pranuar në mënyrë profesionale bash nuk ke të drejtë ta hapësh gojën në këtë kuvend për nepotizëm”, ka vazhduar më tej Konjufca.

“E keni kryqëzuar motrën time vetëm për një fakt biologjik që ajo është motra ime”, i është përgjigjur deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu duke thënë se ndjehet krenare me motrën e saj e cila ka punuar si Zyrtare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Dhe tani ju jeni ata diferencues politik, ndërsa sot këta, familjarët e juaj janë profesionistë ekselentë dhe i kanë plotësuar kriteret e konkursit”, ka vazhduar debatin më tej Musliu.

“Betohem në vajzat e mia, 150 familjarë t’i dorëzoj me listë të deputetëve opozitarë”, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufca. “Të filloj t’i numëroj familjarët e juaj në Bankën Qëndrore të Kosovës e në Telekom, mendoj që në këtë kuvend e sjelli listën e saktë që shkojnë deri tek niveli i dhëndrit, i vjehrrit, i motrave e vëllezërve, i lidhjes së parë familjare”.

Deputetja Musliu sërish mori fjalën në replikë, duke thënë se “ju si ministër kur keni shkuar të flisni për diplomatët e emëruar të vetmen motrën time, që tashmë e ka epitetin e motrës së Ganës, të vetmen diplomate të karrierës që e keni linçuar me emër e mbiemër ka qenë Fatmire Musliu. Si pasojë ajo është penalizuar dhe që gjashtë vite nuk ka marrë gradë”.

Në seancën plenarë të së martës ku për herë të parë po diskutohet puna e 100 ditëve të para të qeverisë në krye me Albin Kurtin, ky i fundit nuk ishte fare i pranishëm.

Në seancën plenarë të së martës ku për herë të parë po diskutohet puna e 100 ditëve të para të qeverisë në krye me Albin Kurtin, ky i fundit nuk ishte fare i pranishëm.

Pak kishte edhe prezencë të deputetëve.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se në këtë seancë janë të pranishëm vetëm “48 deputetë”, duke shtuar se ky numër është i pa mjaftueshëm për të vazhduar seancën e paraparë.

”Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët ia kanë filluar pushimeve deputetët”, është shprehur Konjufca mes tjerash, ndërsa u ka bërë thirrje shefave të Grupeve Parlamentare të qartësojnë situatën nëse deputetët e subjekteve të tyre do të kthehen apo jo në Kuvend për të vazhduar punimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore