
Elon Musk së fundmi ka thyer edhe rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori.
Të paktën kështu rezulton nga një raport i rekordeve botërore “Guinness”.
Miliarderi duket se ka humbur afërsisht 182 miliardë dollarë që nga nëntori i vitit 2021, megjithëse burime të tjera sugjerojnë se shifra mund të jetë më afër 200 miliardë dollarëve.
“Vlera neto e Musk ra nga një kulm prej 320 miliardë dollarë në 2021-shin në 138 miliardë dollarë që nga janari 2023, kryesisht për shkak të performancës së dobët të aksioneve të Tesla-s”.
Gjithsesi raporti pranon se shifra e saktë është “thuajse e pamundur për t’u konstatuar”.
Po ashtu ka dalluar se humbjet totale të Musk “kapërcejnë shumë” rekordin e mëparshëm prej 58.6 miliardë dollarësh, të vendosur nga investitori japonez i teknologjisë Masayoshi Son në vitin 2000.
Në dhjetor, shefi i Tesla-s humbi pozicionin e tij si personi më i pasur në botë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i konglomeratit francez të mallrave luksoze LVMH, i cili zotëron markën e modës Louis Vuitton.
Sakaq, sipas raportit, pjesa më e madhe e pasurisë së Musk është e lidhur në aksionet e Tesla-s, vlera e të cilave ra me 65 për qind në një 2022-sh të trazuar.
Dhe kjo rënie u përshpejtua në tetor pasi Musk bleu platformën Twitter për rreth 44 miliardë dollarë.
Shqetësimet në rritje për dobësimin e kërkesës dhe problemet logjistike kanë penguar dërgesat për prodhuesin më të madh të automjeteve në botë.
“Bazat themelore afatgjata janë jashtëzakonisht të forta. Çmenduria afatshkurtër e tregut është e paparashikueshme”, ka thënë vetë Musk në mbyllje të vitit 2022.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Do Kwon: Bosi i arratisur i kriptove arrestohet në Mal të Zi
-
Prodhuesit e çipave luftojnë përhapjen e masave të SHBA-ve për kimikatet PFAS
-
Lindsay Lohan dhe Jake Paul nën akuza për pjesëmarrje në një skemë të paligjshme kriptosh
-
Rritje e investimeve të kryera nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vitin 2021