Lajme

Musk thotë se do të vazhdojë financimin e Starlink në Ukrainë


Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka bërë prapakthehu sa i takon financimit të shërbimit të internetit “Starlink” në Ukrainë.

Përmes një statusi në Twitter ai ka bërë të ditur se do e vazhdojë financimin e tyre në shtetin lindor.

Më herët, Musk deklaroi se ishte e pamundur për kompaninë amerikane “SpaceX” që të vijonte financimin e shërbimit të internetit për Ukrainën, përmes rrjetit të saj satelitor “Starlink”.

Njeriu më i pasur në botë aktualisht, aktivizoi në shkurt sistemin e internetit satelitor “Starlink”, në Ukrainë për të mbajtur Ushtrinë dhe njerëzit e saj online.

“Starlink” punon duke ofruar internet me hapësirë të gjerë territoriale përmes një rrjeti satelitësh.

Ajo ka rezultuar jetike për ushtrinë e Ukrainës teksa lufton për të rimarrë tokën ukrainase nga Rusia.

Ukraina i dha kredite “Starlink”-ut këtë javë për të ndihmuar në rinisjen e infrastrukturës së saj në zonat kryesore, pas më shumë se 100 sulmesh nga Rusia.

Programi “Starlink” kushton 20 milionë dollarë në muaj për tu mirëmbajtur.

Sipas Musk-ut, “SpaceX” ka shpenzuar 80 milionë dollarë deri më tani, për ta mbajtur Ukrainën në linjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore