Aplikacione

Musk padit Open AI: Ka braktisur misionin e krijimit të AI-së për të mirën e njerëzimit


Supozohej të ishte një kompani jofitimprurëse, me burim të hapur, e krijuar me qëllim të zhvillimit të inteligjencës artificiale që mund të sillte përfitime për njerëzimin.

Por për Elon Musk , Open AI e shkeli këtë marrëveshje fillestare që ai nënshkroi kur ndihmoi në themelimin e kompanisë më të rëndësishme të industrisë.

“Open AI është shndërruar në një degë të kompanisë më të madhe të teknologjisë në botë: Microsoft”, thuhet në dokumentin e depozituar nga avokatët e Musk të enjten më 29 shkurt në gjykatën e San Franciskos.

“Nën bordin e ri të drejtorëve, jo vetëm po zhvillon, por po perfeksionon një inteligjencë artificiale për të maksimizuar fitimet e Microsoft-it, në vend që për të mirën e njerëzimit”, vijojnë dokumentet.

Më 17 nëntor, Bordi i Drejtorëve kishte vendosur çuditërisht të shkarkojë Sam Altman , i cili u konsiderua i papërshtatshëm për të udhëhequr kompaninë për shkak të marrëdhënies së tij gjithnjë e më të ngushtë me Microsoft.

Pas një rebelimi nga mbi 700 punonjës, Altman u kthye në postin e tij dhe Bordi i Drejtorëve u rindërtua nga e para.

Kësaj herë duke zgjedhur njerëz të afërt me Microsoft-in, i cili deri më tani ka investuar mbi 13 miliardë dollarë në Open AI.

Më pas filluam të flasim edhe për inteligjencën e përgjithshme artificiale (ose AGI), atë që vërtet mund të barazojë ose tejkalojë inteligjencën e një qenieje njerëzore dhe të cilën Open AI po përpiqet të zhvillojë.

Elon Musk-ut i duket se kjo marrëdhënie e ngushtë me Microsoft-in thjesht nuk po shkon mirë.

Ai që në vitin 2015 besoi në idenë e Open AI, një startup jofitimprurës që kishte si objektiv krijimin e një AGI në shërbim të njerëzimit.

Musk u largua nga bordi i drejtorëve të Open AI në vitin 2018, pak para krijimit të një divizioni fitimprurës, i cili i lejoi Microsoft-it të investonte shumë në kompani.

Pika e kthesës për Open AI ishte 30 nëntori 2022, kur u dha të gjithëve mundësinë të përdornin ChatGpt , chatbot i bazuar në LLM GPT-3.

Versionet e mëvonshme më pas shërbyen si bazë për CoPilot , asistentin inteligjent të integruar në Windows.

ChatGpt dhe Open AI kanë krijuar një tërmet të vërtetë në industri, duke hapur zyrtarisht një epokë të re.

Po ashtu duke nisur garën për inteligjencën artificiale, e ndjekur nga të gjithë emrat e mëdhenj të sektorit.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore