
Elon Musk ka thënë se Apple-i ka ndaluar shumicën e reklamave në Twitter.
Po ashtu ka akuzuar kompaninë se kërcënon të heqë platformën nga dyqani i aplikacioneve.
Mosmarrëveshja vjen pasi shumë kompani kanë ndaluar shpenzimet në Twitter për shkak të shqetësimeve rreth planeve të Musk për moderimin e përmbajtjes për faqen.
Ai ka thënë se Twitter-i ka parë një rënie “masive” të të ardhurave, duke fajësuar aktivistët për presion ndaj reklamuesve.
Sakaq, ka akuzuar Apple-in për “censurë” dhe ka kritikuar politikat e saj, duke përfshirë tarifën që vendos për blerjet e bëra në dyqanin e aplikacioneve.
Gjithashtu Musk ka pretenduar se Apple-i kishte kërcënuar se do të ndalonte Twitter-in nga dyqani i saj i aplikacioneve, por nuk e ka thënë arsyen.
Musk, i cili e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë muajin e kaluar, është nën presion pasi disa kompani i kanë ndaluar shpenzimet.
Ai ka thënë se shpreson të fitojë para duke e kthyer verifikimin në Twitter në një shërbim abonimi me pagesë, por aktualisht shumica dërrmuese e të ardhurave të faqes vijnë nga reklamat.
Të gjitha kompanitë e listuara në dyqanin e aplikacioneve duhet të respektojnë rregullat e Apple-it dhe të paguajnë tarifat e saj, ose të përballen me heqjen ose pezullimin.
Vitin e kaluar, Apple-i pezulloi platformën e mediave sociale Parler, duke thënë se nuk bëri mjaftueshëm për të hequr gjuhën e urrejtjes.
Pastaj e rivendosi pasi kompania përditësoi politikat e saj.
Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!