Lajme

Musk e quan “përvojë të dhimbshme” kthimin e të birit në vajzë


Përvojë të “dhimbshme”, kështu e ka quajtur ceo i Tesla-s, Elon Musk, kthimin e të birit në vajzë në një libër që pritet të publikohet javën e ardhshme.

Musk, në një pjesë të librit ka akuzuar shkollën e të birit tashmë vajzës Vivian për këto bindje të tij e po ashtu ka thënë se ka “besime komuniste të forta”.

Elon Musk blames woke colleges for turning his transgender daughter Vivian, 18, against him and accuses America's elite institutions of teaching 'full-on communism', ran by neo Marxists : r/JordanPeterson

Elon Musk, thotë se vajza e tij “komuniste,” Vivian, është e bindur se “kushdo që është i pasur është i keq” dhe kishte fajësuar shkollën e mesme private Santa Monica Crossroads për “shpëlarjen e trurit” të saj.

Këto deklarata janë pjesë e një fragmenti të biografisë së Musk, të cilin e ka redaktuar autori Walter Isaacson.

Fëmija 19-vjeçar i Musk ka kryer këtë ndryshim 2022, duke u bërë vajzë dhe duke ndryshuar emrin në dokumentet zyrtare në Vivian Jenna Wilson dhe ka shprehur dëshirën për të ndarë me të gjitha lidhjet me babanë e saj miliarder.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore