Sport

Muriqi shënon ndaj Real Madrid-it


Vedat Muriqi ka shënuar gol kundër Real Madrid-it në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar gol të bukur me kokë në minutën e 13-të të takimit, pas një asistimi nga Daniel Rodriguez.

Ky ishte goli i nëntë i Muriqit në këtë edicion në La Liga, derisa ai ka edhe një asistim.

Mallorca (pa këtë ndeshje) aktualisht mban pozitën e 10-të me 25 pikë, derisa shpreson që të arkotojë sa më shumë pikë për pjesëmarrje në garat evropiane.

Në anën tjetër, në rast se Real-i e humbet këtë ndeshje, atëherë gjasat për titull do të zbehen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore