Lajme

Murati: Vendimi i BQK-së mbështet nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë – dallime ka vetëm tek dizajnimi i periudhës tranzitore


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka sqaruar se mosmarrëveshje me partnerët ndërkombëtarë kanë pasur vetëm për shkak të peridhës që do të hynte në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Murati, para gazetarëve deklaroi se edhe partnerët e mbështesin këtë vendim duke thënë se “koordinohen” me partnerët ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës.

“Është një vendim që është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në dhjetor të vitit të kaluar. Patjetër, se konsultohemi, koordinohemi dhe i kemi parasysh të gjitha aspektet. Ndërsa, sa i përket qëllimet që synon të arrijë rregullorja e BQK-së, të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë një zëri që e mbështesin të gjithë”.

“I vetmi dallim është në periudhën se si të dizajnohet periudha tranzitore që është kërkuar të jetë, e për të cilën besoj që e keni parë që BQK-ja është e angazhuar tej mase”.

Sipas tij, prishja e raporteve është “propagandë” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Këto prishjet e raporteve janë propagandë të elementeve kryesisht nga Beogradi për një çështje që është tërësisht teknike”.

Murati, pas lëvdatave që ka përmendur gjatë qeverisjes Kurti kur është pyetur për dështimet ka thënë se jemi ballafaquar me “kriza që ndodhin një herë në 100 vjet”.

“Pandemia ishte një krizë që ndodh një herë në 100 vjet, pastaj kishim një luftë në kontinentin evropian që ishte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dje, për më tepër kishim edhe shkallë të inflacionit dy shifrore në kontinentin evropian. Pra, kishim disa kriza që vetëm njëra që të ndodh, probaliteti është shumë i ulët e lërë më të ndodhin të gjitha menjëherë në tri vitet e qeverisë”, ka thënë Murati.

Por, sipas tij puna e dikastereve ka qenë e jashtëzakonshme në krahasim me krizat që janë ballafaquar.

“Ja kemi dalur mbanë që të qëndrojmë dhe për më tepër të kemi edhe zhvillim ekonomik dhe rritje të vendeve të punës”.

Më 14 shkurt, qeverisja e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, bëri tri vite prejse është në pushtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore