Lajme

Murati: Opozita nuk e ka hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime, por të hiqet TVSH-ja


Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, opozita nuk e ka hallin që kompanitë janë duke abuzuar me çmime.

Ai konsideron se propozimi për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore ka për synim të rregullojë një problem të madh, “siç janë çmimet e larta”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektligj ka për synim të rregullojë një problem të madh, siç janë çmimet e larta.

“Qeveria ka sjell një ligj i cili e targeton problemin me abuzime të çmimeve. Opozita tha sot se nuk bën ta kemi një ligj të tillë. Si alternativë po propozohet të hiqet TVSH-ja. Partitë opozitare nuk e kanë hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime, por të hiqet TVSH-ja”.

Murati, tutje e ka vazhduar sqarimin duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë që situata aktuale të vendoset në kontroll.

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ne me këtë ligj propozojmë çmime tavan dhe e kemi parë që funksionon, nuk qëndron argumenti që është në kundërshtim me Kushtetutën. Kemi të bëjmë me një situatë që duhet të vihet në kontroll abuzimi me çmime”, ka thënë ai.

“Edhe kur hiqet TVSH-ja nuk reflektohet te çmimi te konsumatori, nuk reflektohet tek qytetari. Por vetëm shërben për të arritur marzhën nga 90 për qind me bo 98 për qind tregtarët këtu e kemi problemin”.

Ai tutje ka thënë se atë që po e propozon Qeveria është bazuar edhe në rekomandimet e UNICEF-it për të parandaluar varfërinë.

“Së fundmi kemi edhe UNICEF-in i cili ka dalur me propozim se si të ndalohet varfëria dhe njëri nga rekomandimet ishte vendosja e çmimit tavan për produktet bazike, e keni keqkuptuar projektligjin duhet ta rilexoni atë që keni lexuar dhe ta shihni se nuk qëndron ajo. Kemi të bëjmë me një situatë ku duhet të vihet në kontroll norma apo marzha e fitimit abuzive që tregtarët po e keqpërdorin situatën”.

Murati shtoi se “nëse do të miratohej ky projektligj, nesër çmimin e vajit do ta kishim një euro më lirë”.

Ndryshe, pozita ka kërkuar që të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, por kjo është kundërshtuar nga opozita.

Teksa ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, e cila kishte kërkuar miratimin e ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Pasi sipas saj, ky projektligj në raste të veçanta zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produktet themelore.

Pozita kërkon të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, opozita e kundërshton

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore