Sport

Mundësitë që Milan-i të kalojë grupet e Ligës së Kampionëve


Milan-i mori një fitore të madhe në mbrëmjen e kaluar ndaj Atletico Madrid-it në udhëtim, duke ringjllur shpresat për një kualifikim tutje në fazën e eliminimit direkt të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Për të arritur këtë sukses, italianët duhet të mposhtin Liverpool-in në ndeshjen e fundit të grupeve, por nuk mjafton vetëm kjo.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluar, Liverpool kryeson në Grupin B, me 15 pikë të grumbulluara, Porto gjendet në vendin e dytë më pesë pikë, ndërsa Milan-i dhe Atletico pozicionohen në vendet tre dhe katër, me nga katër pikë.

Suksesi i kuqezinjve ndaj Liverpool-it, duhet të ndërlidhet edhe me një barazim në ndeshjen e fundit mes Porto-s dhe Atletico Madrid-it, apo një fitore minimale e spanjollëve ndaj portugezëve (në rast se Milan-i mposht Liverpool-in me rezultat minimal).

Por, nëse Porto mund Atletico-n, atëherë do të shkojë në tetë pikë dhe Milan-i në rastin më të mirë mund të synojë vendin e tretë, që do të thotë kalim në Ligën e Evropës.

Nëse spanjollët triumfojnë ndaj Porto-s në udhëtim dhe në të njejtën kohë Milan-i mposht Liverpool-n, atëherë do të barazoheshin me nga shtatë pikë.

Në rast se barazohen me pikë, kështu siç qëndrojnë gjërat, italianët renditen të parët, pasi që kanë një diferencë të golave më të mirë se spanjollët.

Edhe sa i përket ndeshjeve direkte, gjithçka është e barabartë mes tyre, sepse të dyja fituan me nga një gol epërsi dhe kanë shënuar nga dy gola secila.

Pra, nëse Milan-i mposht Liverpool-in në ndeshjen e ardhshme në “San Siro”, Atletico mund t’ia mohojë kalimin e grupeve, vetëm nëse e mposhtin Porto-n me një epërsi më shumë se dy gola, apo me një fitore më të thellë se suksesi eventual i Milan-it.

Dhe opsioni tjetër, në rast se Milan-i mposht Liverpool-in 1:0 dhe Atletico Madrid fiton 2:0 si mysafir ndaj Portos, atëherë dyja skuadrat do të barazoheshin edhe me diferencën e golave.

Në atë rast do të llogariten golat e shënuar në transfertë gjatë këtij edicioni, aspekt në të cilin, italianët qëndrojnë më mirë.

Por, në rast se edhe kjo statistikë është e barabartë, atëherë do të vendosin fitoret si mysafirë, në të cilën do të qëndronte Atletico më mirë (nëse fitojnë ndaj Porto-s).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore