Jetesë & Stil

Mund të prishë kënaqësinë: Ky ushqim duhet shmangur para seksit


Ilustrim

Libidoja ndikohet nga një sërë faktorësh si stresi, puna, gjendja financiare, dieta dhe stërvitja. Një veçori shumë e rëndësishme që ndikon në dëshirën tuaj seksuale është dieta juaj, të cilën ne mund ta kontrolloni lehtësisht me kalimin e kohës.

Ekspertët e seksit kanë zbuluar se cilat lloje ushqimesh reduktojnë dëshirën seksuale dhe cilat mund ta largojnë partnerin nga aktivitetet para gjumit.

Sallatë dhe perime të papërpunuara

Edhe pse perimet e papërpunuara janë të mira për shëndetin, ato gjithashtu mund të jenë të vështira për t’u tretur dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë. Nuk është aspak një pjatë që duhet ta konsumoni para seksit.

“Njohja e ushqimeve që duhet t’u përmbaheni dhe atyre që duhet t’i kushtoni vëmendje para se të filloni pasionin, mund të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e seksit tuaj”, shpjeguan ekspertët nga kompania e lodrave të seksit “Love Honey”.

“Disa perime me gjethe si lakra, lakrat e Brukselit dhe lakra jeshile përmbajnë rafinozë, e cila është një sheqer që trupi nuk e tret derisa të fermentohet nga bakteret në zorrë. Ky proces prodhon gazra që do t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë dhe të gulçoni më shumë se zakonisht”, shpjeguan ata.

Ushqim pikant

Edhe nëse mund t’i trajtoni erëzat e forta, ato përsëri krijojnë refluks acidi, që do të thotë se do të “luani me zjarrin” në dhomën e gjumit dhe në shumë mënyra.

“Ushqimi pikant nuk është një uverturë ideale për seksin, ndaj qëndroni larg ushqimeve pikante. Ato kanë potencialin t’ju çojnë në tualet më shumë se një herë dhe nuk është aspak joshëse apo seksi”, thonë ata.

Hudhra

Nëse po planifikoni seks, hudhra nuk është ushqimi që duhet të konsumoni jo vetëm për shkak të erës së keqe të gojës, por edhe sepse “mund të ndikojë në erën e lëngjeve të tjera të trupit, kështu që nëse nuk dëshironi që partneri juaj të dijë se çfarë keni ngrënë për drekë, kurseni bukën me hudhër për një tjetër ditë”.

Fasule

“Trupi e ka të vështirë të tresë fasulet sepse përmban molekula sheqeri, që rezulton në gaz”, thonë ekspertët.

“Më mirë është të qëndroni larg nga të gjitha llojet e bishtajoreve, sepse, përveç problemeve me gazrat, shumica e njerëzve ndihen të plogësht pasi hanë bishtajore”.

Çamçakëz dhe karamele me nenexhik

Nëse jeni në rrugën tuaj për në shtëpinë e dikujt, atëherë mund të mendoni se vendosja e karamele me nenexhik ose çamçakëz në gojë do të rrisë shanset për të kaluar një kohë seksi.

Megjithatë, ekspertët thonë se kjo është krejtësisht e gabuar. “Përtypja pa gëlltitur krijon një fluks ajri që do të krijojë gazra. Kjo më pas çon në rritjen e ‘lëshimit të erërave’ dhe madje edhe më shumë gulçim se zakonisht”, shpjegojnë ata.

Në vend të kësaj, është mirë të sillni një furçë dhëmbësh dhe t’i lani mirë dhëmbët përpara se të filloni aksionin.

Djathi

Mund të duket romantike të ndash djathin e prerë në kubikë dhe pak verë – por kjo mund të pengojë planet tuaja për pjesën tjetër të mbrëmjes.

“Djathit duhet t’i kushtohet kujdes i veçantë, veçanërisht nëse trupi juaj nuk e toleron mirë laktozën”, shpjegojnë ekspertët.

Problemet e mundshme me stomakun mund të jenë një tronditje e vërtetë kur të shkoni në dhomën e gjumit.

Disa lloje djathi gjithsesi mund të kalojnë, por patjetër duhet të qëndroni larg mocarelës, djathit të freskët dhe rikotës nëse planifikoni një natë plot pasion, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore