Kosova

“Mund të ketë dhunë, të shtëna, ndoshta edhe vdekje”, eksperti nga Uashingtoni për situatën në Veri


Damir Marushiç

Damir Marushiç, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, ka thënë se nuk pret që situata me tensione në Veri të Kosovës të zgjerohet gjeografikisht, gjithsesi, tensionet mund të çojnë edhe në ndonjë vrasje.

Duke folur për Radio Evropa e Lirë, Marushiç ka shumë mundësi që situata e tensionuar të zgjasë me javë.

“Unë nuk frikësohem se mund të ketë një konflikt më të gjerë. Mendoj se mund të jetë një situatë e tensionuar që do të zgjasë me javë, që pas një kohe do të çojë në negociata të mëtutjeshme. Mund të ketë dhunë, mund të ketë të shtëna, ndoshta edhe vdekje”, deklaroi ai.

Sa i përket asaj që pritet të dielën nga takimi i Vuçiç me Listën Serbe dhe përfaqësuesit serbë në Kosovë, tha se ka dy skenarë, që do të zbulohen pasi të dëgjohet presidenti serb se çfarë ka për të thënë.

Çka fshihet pas thirrjes urgjente të Vuçiç’it për takim me Listën Serbe?

“Ai do të ketë një bisedë me anëtarë të Listës Serbe këtë fundjavë. Besoj se do të kuptojmë saktësisht çfarë ishte strategjia e Serbisë”, pohoi Marushiç.

“Kam parë spekulime në mediat serbe se Vuçiç-i, në një anë po përgatitet që t’iu thotë serbëve që situata është e vështirë dhe ndonjë kompromis duhet të bëhet, por, në të njëjtën kohë mund të shohim një fjalim që është pa kompromis”.

Këto ishin dy propozimet e Vuçiç-it në takim me Kurtin – targa neutrale dhe dokument veç për serbët që nuk jetojnë në Kosovë

Intervista e plotë në Radio Evropa e Lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore