Kosova

MSH: Një person tani mund t’i caktojë terminet për 10 të tjerë


Vaksinimi në sallën “1 tetori”

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar qytetarët se përveç shtimet të terminëve të reja për vaksinim kundër COVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të terminëve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani, një qytetar të caktojë terminë për 10 persona të tjerë.

“Platforma eKosova mundëson që tani NJË qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje, ju ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë dhe të caktojnë termine për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të aplikoni dhe caktoni termine për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatoni masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit COVID-19 është i lartë”.

Situata epidemiologjike me Coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë të martën e 7 shtatorit, ka raportuar 28 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 920 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 321 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 698 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 24 mijë e 484.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 15 mijë e 869.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 620 mijë e 405 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 318 mijë e 099.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 28 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Kosova ka nisur vaksinimin kundër Coronavirusit në fund të muajit mars. Ndërsa, është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve.

Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga Coronavirusi dhe 8 mijë e 901 raste të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore