Kosova

MSH: Kosova shënon ulje të rasteve në dy javët e fundit


Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka treguar gjendjen e krijuar nga pandemia në Kosovë, ku tregon se është shënuar një ulje e rasteve në dy javët e fundit.

“Situata epidemiologjike në Kosovë, tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit”, dhe po ashtu “një ulje të rasteve të vdekjeve” të raportuara nga IKSHPK dhe spitalet covid-19 për 36.7 për qind.

Sipas tij në dy javët e fundit “janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 raste përfunduan me fatalitet, ndërsa pozitiviteti është 1.18 për qind”.

“Janë regjistruar afër një mijë e 572 vdekje”, tha Zemaj.

Në takimin e mbajtur nga Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, Zemaj ka deklaruar se “gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka tendenca për alarme të asnjë natyre”.

Ai ka deklaruar se deri më sot janë 66 mijë e 380 raste pozitive, ku deri më 21 shkurt janë gjithsejtë 58 mijë e 169 të shëruar nga infektimi me Coronavirus kurse raste aktive aktualisht janë gjashtë mijë e 639.

Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është më e ulët, nga 0 deri në 9 vjet, 1.7 kurse nga 1.6 të moshës 30-39 vjeçare kurse sipas gjinisë, meshkujt 51% janë pak më shumë të prekur krahasuar me femrat.

Zemaj tutje u shpreh se duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi bazuar në kategorizimin e komunave vazhdon të jetë i njëjtë.

Ai po ashtu ka kërkuar nga policia dhe organet e rendit që të kenë vëmendje në mbikëqyrjen e masave.

“Të vazhdojë punën policia e inspektorati sanitar. Duket se është humbur pak vëmendja në mbikëqyrjen e masave. Ka rënie edhe të bartjes së maskave. Angazhimi ynë është maksimal që të sigurojmë vaksinimin për 75 për qind të popullatës”, ka thënë Zemaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore