Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka apeluar sërish ndaj qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas ministrisë, kjo do të ketë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.
“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa, sqaron se ata që janë të interesuar për të marrë këtë vaksinë, duhet të kenë kaluar së paku tre muaj kohë që nga vaksinimi me dozën e dytë.
“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”.
Ndryshe, më nëntë dhjetorit në Kosovë do filloj dhënia e dozës së tretë e vaksinës anti-COVD.
Ky vendim vjen pas takimit të ministrisë së Shëndetësisë së bashku me Komitetin për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.
“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar dy mijë e 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa deri më 31 dhjetor në Kosovë, të vaksinuar me dy doza të vaksinës janë 782 mijë e 696.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Në vend jepen dy lloje të vaksinave, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizerit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca vlerëson kontributin e EULEX-it në Kosovë: Ka dhënë efektet e tij
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe