Aplikacione

MrBeast po dhuron një Tesla falas për një përdorues të ‘Threads’


YouTuberi i njohur, MrBeast, këtë herë po dhuron një Tesla falas për një ndjekës në platformën e sapo publikuar të Meta-s, Threads.

Në një postim në Threads të enjten, MrBeast deklaroi: “Për të festuar publikimin e Threads, unë do t’ia jap këtë Tesla një ndjekësi të rastësishëm brenda 48 orëve! Rishpërndajeni që njerëzit ta dinë.” Postimi i tij mori qindra mijëra pëlqime.

MrBeast Mocks Musk: Tesla Giveaway To Celebrate Meta's Threads - Meta  Platforms (NASDAQ:META), Tesla (NASDAQ:TSLA) - Benzinga

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse dhurata është e kufizuar vetëm për ndjekësit e MrBeast që jetojnë në SHBA.

Threads pati një “shpërthim të madh” që nga dita e parë me regjistrimin e 30 milionë përdoruesve.

MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në ‘Threads’ – pak orë pas publikimit të aplikacionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore