Kosova

MPJ-ja zvicerane: Fotot e autokolonave të ushtrisë serbe po ushqejnë frikën se dhuna do të përshkallëzohet edhe më tej


Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, përmes një komunikate për media, ka reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovë.

Në këtë komunikatë për media përveç se theksohet se Zvicra është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, fotot e autokolonave të ushtrisë serbe të cilët kanë marrë urdhër të afrohen afër brezit kufitar me Kosovën, sipas MPJ-së zvicerane “po ushqejnë frikën se dhuna do të përshkallëzohet më tej”.

“Në kuadër të ndërtimit të paqes ushtarake Zvicra ka përfaqësues në misionin e KFOR-it. Zvicra gjithashtu mbështet përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me instrumente të tjera”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Situata në Veri

Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.

“Hazard” në Veriun e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore