Lajme

MPJ e Serbisë për zgjedhjet në Tajvan: S’e njohim si shtet, i përmbahemi politikës “një Kinë”


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, duke komentuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë të shtune në Tajvan, ka thënë se Serbia në “parim dhe në vazhdimësi e mbështet politikën ‘një Kinë’”, dhe se e konsideron qeverinë e Pekinit “të vetmen legjitime”, duke mohuar kështu shtetësinë e Tajvanit.

“Me rastin e zgjedhjeve të mbajtura në Tajvan më 13 janar, shfrytëzojmë rastin për të theksuar se Republika e Serbisë, në përputhje me politikën tonë konsistente dhe avokimin për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në parim dhe vazhdimisht mbështet politikën ‘një Kinë’, nuk e njeh shtetësinë e Tajvanit dhe e konsideron qeverinë qendrore në Pekin të vetmen qeveri legjitime të popullit kinez”, thuhet në deklaratën e MPJ-së serbe.

Nga kjo ministri, e cila drejtohet nga Ivica Daçiç, kanë theksuar se Serbia “mbështet plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin e Republikës Popullore të Kinës” dhe se qëndrimi zyrtar i Beogradit, për të cilin thanë se “do të mbetet i pandryshuar”, është se Tajvani “është pjesë përbërëse dhe e pandashme e Kinës”.

“Republika e Serbisë i kushton rëndësi dhe rëndësi të veçantë marrëdhënieve të jashtëzakonshme politike dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me Republikën Popullore të Kinës, të cilat janë të bazuara në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës dhe miqësi të çelikut ndërmjet dy kombeve”, kanë thënë nga MPJ-ja serbe, transmetojnë mediat serbe.

Ndryshe, këtë të mërkure janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Tajvan, Ish-zëvendëspresidenti dhe kandidati i Partisë Demokratike Progresive (DPP) – ajo që ka pushtetin – Lai Ching u zgjodh president i ri i Tajvanit.

Lai Ching-un Kina e vlerëson si një “rrezik serioz” për shkak të pikëpamjeve të tij sa i përket pavarësisë së Tajvanit – të cilin Kina e konsideron territor të saj.

Lai Ching-te fiton zgjedhjet presidenciale, partia në pushtet e Tajvanit siguron mandatin e tretë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore