Kosova

MPB-ja në pritje të kontingjentit të ri me material për dokumente personale


Foto: Albanian Post

Ministria e Punëve të Brendshme është në pritje të kontingjentit të ri me material për furnizim me dokumente personale – letërnjoftim, pasaportë e patentë shofer.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.

“Jemi në pritje të mbërritjes së kontingjentit të ri që do të na furnizoj me material shtesë”, deklaroi ajo për AP.

Edhe më 27 shkurt nga ky dikaster kishin thënë se janë drejt stabilizimit të situatës me dokumente.

Furnizimi me material është bërë një muaj më vonë.

Më 17 nëntor, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, lidhur me mungesën për furnizim të materialeve të dokumenteve.

Sveçla, është arsyetuar se mungesa e letrës për dokumente vjen si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Situata e krijuar nga lufta Rusi-Ukraine dhe sanksionet që pasuan pastaj kanë ekspozuar dobësinë për krijimin industrial duke afektuar rëndë tregjet globale”.

“Kjo situatë e krijuar si forcë madhore ka atakuar edhe prodhuesit e materialit për dokumente personale, problemi për mungesë të materialit është paraqitur në fillim të muajit gusht të këtij viti dhe nuk është e vërtetë që gjatë gjithë vitit kemi pasur problem”, ka sqaruar ministrit.

Ministri tutje kishte deklaruar se MPB është në pritje të furnizimit për material të dokumenteve gjatë fundit të muajit janar.

MPB: Situata e furnizimit me dokumente është drejt stabilizimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore