Vende

Mozaikët e gjetur në qytetin antik Stratonikeia, synojnë prurjen e turizmit


Stratonikeia, është një nga qytetet më të mëdha të mermerit. Së fundmi është duke u bërë një studim për të sjellë një turizëm ndryshe në këtë qytet.

Projekti synon që në qendër të turizmit të ketë mozaikët 1600 vjeçar. Arkeologët do vazhdojnë gërmimet gjatë gjithë vitit, në qytetin e listuar si pjesë e UNESCO-s.

Ky qytetet ka një popullsi indigjene, i cili ka ruajtur traditat romake dhe bizantine ndër shekujt. Gjërat e aritit që janë gjetur atje ruhen me përpikëri, dhe po bëhet një përpjekje serioze që të bëhen çelësi kryesor i turizmit.

Bilal Sogut, u shpreh se ata kanë gjetur rrënoja para miliona vitesh. Një përpjekje serioze po bëhete edhe për restaurimin e sheshit kryesor dhe shtëpitë e epokës osmane.

Sogut u shpreh, “Ne kemi pasur rezultate të mira nga gërmimi këtu. Ne përcaktuam fazat e ndërtesave në periudhën perandorake Romake, që kishte ndryshime në këtë ndërtesë që nga shekulli i katërt dhe këto mozaikë u shtuan. Ndërsa gërmimet përparojnë, ne do të zbulojmë pjesë të tjera të strukturës. ”

Mozaikët kanë motive gjeometrike, me lule

Duke theksuar se u zbulua një strukturë e rëndësishme nga periudha e krishterë, Sogut tha se zona e gërmuar ishte një zonë e rëndësishme në Perandorinë Romake dhe periudhat e Bizantit të hershëm, siç kuptohet nga gjetjet dhe mbishkrimet e gjetura atje.

Mozaikët e zbuluar janë rreth 1600 vjeçar. Në mozaikë ka mbishkrime romake dhe bizantike të hershme. Puna është ende në progres.

E veçanta tyre qëndron të shumëllojshmëria e ngjyrave, çka synon edhe rritjen e turizmit.

Marrë dhe përshtatur nga “ Daily News” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore