
Trajneri i West Ham United-it, David Moyes, e ka komentuar finalen e Ligës së Konferencës, ku skuadra e tij do të përballet me Fiorentina-n.
Duke folur për mediat në prag të këtij takimi, trajneri i tekniku skocez u shpreh se Fiorentina është një kundërshtar i komplikuar.
“Fiorentina më bën shumë përshtypje. Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë”, tha fillimisht Moyes.
Më tej , Moyes theksoi se ndihet i privilegjuar që është në këtë finale evropiane.
“Unë nuk e shoh veten ndryshe nga askush tjetër në këtë dhomë. Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që e stërviti klubin dhe tani mund të luaj në një finale”.
“Kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner që punon, një njeri serioz që jep maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëjë skuadrat e tij konkurruese”, ka thënë mes tjerash David Moyes.
Kujtojmë që finalja mes West Ham-it dhe Fiorentina-s do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë