Sport

Mourinho i gatshëm të zëvendësojë Benitez te Everton


Puna e Rafa Benitez në Everton është në rrezik pas gabimeve të shumta të sezonit 2021/22 dhe Jose Mourinho është shfaqur si një zëvendësues i mundshëm në rast se klubi vendos të ndahet me trajnerin spanjoll.

Everton ka regjistruar shtatë humbje dhe dy barazime në dhjetë duelet e fundit të Premierligës, me lëndime të lojtarëve të rëndësishëm që kanë ndikuar në skuadër.

Pas humbjes 4-1 të Evertonit ndaj Liverpoolit në derbin lokal, tifozët shprehën shqetësimin e tyre si ndaj Benitezit ashtu edhe ndaj bordit të klubit.

Megjithatë, pronari Farhad Moshiri ka mbështetur publikisht Benitez-in, pasi beson se ish-trajneri i Liverpool-it është njeriu perfekt për të ndërtuar një skuadër të fortë të Everton.

Megjithatë, pas humbjes ndaj rivalëve të tyre të ashpër, një mbledhje urgjente e bordit ishte planifikuar të mbahej të hënën, kur Evertoni pret Arsenalin në Goodison Park.

“Rafa ka ende mbështetjen e plotë të pronarit – dhe ai mesazh i është përcjellë”, kanë raportuar gazeta Mirror.

“Ka arsye pse rezultatet e fundit kanë qenë zhgënjyese – me kaq shumë lojtarë jashtë të lënduar, ka qenë një periudhë e vështirë për ekipin”.

Pavarësisht se nuk ka fituar shumë në periudhat e tij të fundit në Manchester United dhe Tottenham Hotspur, Mourinho konsiderohet si një pasardhës i mundshëm i Benitez, nëse klubi shkarkon spanjollin.

Portugezi mori drejtimin e Romës verën e kaluar, por Mourinho nuk ka shkëlqyer në këtë pjesë të parë të sezonit.

Roma aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A dhe e dyta në Grupin C në Conference League.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore